President i ri apo Osmani? Kusari-Lila: Varet, s’është diskutuar emër i përveçëm – këto ditë pritet diskutimi - Gazeta Express
string(104) "president1-i-ri-apo-osmani-kusari-lila-varet-seshte-diskutuar-emer-i-pervecem-keto-dite-pritet-diskutimi"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 18:32

President i ri apo Osmani? Kusari-Lila: Varet, s’është diskutuar emër i përveçëm – këto ditë pritet diskutimi

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 18:32

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, pret arritjen e një kompromisi politik për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke vlerësuar se klima pozitive e krijuar në legjislaturën e dhjetë ofron hapësirë për konsensus ndërmjet pozitës dhe opozitës. Kusari-Lila, e cila është pjesë e kabinetit qeveritar, deklaron se partnerët e koalicionit ende nuk kanë diskutuar se a do t’i ofrojnë mbështetje Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si presidente.

Megjithatë, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në një intervistë për KosovaPress, thotë se Osmani është një kandidate serioze dhe se sipas saj ka bërë një punë të mirë gjatë pesë viteve të kaluara.

Mandati i presidentes aktuale përfundon më 4 prill 2026. Sipas Kushtetutës së Kosovës, një president i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që do të thotë deri më 4 mars 2026.

“Po unë jam e bindur se do të gjendet një kompromis politik. Nuk po e di a është ky kombinimi i optimizmit apo edhe i ndjesisë që po e marr deri tash nga legjislatura e dhjetë. Fatmirësisht legjislatura 10 ka filluar me një disponim tjetër në kuptimin e komunikimit edhe bashkëpunimit mes grupeve parlamentare pozitë-opozitë… Këto ditë pritet diskutimi tashmë për procesin që po na pret, zgjedhjen apo rizgjedhjen e presidentit, presidentes, domethënë varet. Dhe përmbajtësore është që e para të kemi 30 nënshkrime për cilindo kandidat që prezantohet dhe e dyta, që të sigurohemi që janë 80 deputetë që do të qëndrojnë gjatë procesit… Kjo tashmë është pjesa e dytë që e udhëheq kryeministri Kurti, lider i partisë më të madhe në vend. Ne së shpejti do të kemi një dakordim në kuadër të Grupit Parlamentar… Ende nuk është diskutuar emri i përveçëm, pasi emra janë përmendur, por ende nuk është diskutuar në kuptimin e fillimit të procesit për mbështetje”, thotë ajo.

Në prag të procesit për zgjedhjen e presidentit, Kusari-Lila theksoi se ekzistojnë dy elemente thelbësore procedurale, sigurimi i 30 nënshkrimeve për kandidatin e propozuar dhe garantimi i pranisë së 80 deputetëve gjatë procesit të votimit.

“Ne kemi pasur bashkëpunim me Zyrën e Presidentes për këto tash pesë vite që po bëhen. Në kuptimin e bashkëpunimit institucional, kur kanë qenë diskutimet apo takimet me liderë, kemi pasur rastin kur Zyra e Presidentes ka pasur amendamente për buxhetin e shtetit, të cilat pastaj janë përcjellë nga këshilltarët e saj për komisionet relevante. Unë besoj që edhe me përfaqësimin e saj jashtë vendit, edhe me aktivitetin e saj brenda vendit, ka dhënë, ka treguar një performancë… Mund të them që është një kandidaturë shumë serioze në raport me pozitën, vendin dhe zyrën që ajo e mban ose që pretendon ta vazhdojë edhe për pesë vite të tjera… Nuk kemi pasur diskutime me kryeministrin Kurti në specifikë për këtë, për shkak se deri më tash diskutimet ishin qoftë për konstituimin e Kuvendit, pastaj edhe për qeverinë”, deklaron Kusari-Lila.

Sipas saj, para thirrjes së seancës për presidentin duhet të ketë dakordim të qartë politik për sigurimin e kuorumit. Në këtë kontekst, ajo thekson se fokusi duhet të jetë te sigurimi i konsensusit paraprak dhe jo te skenarët e rrezikut.

Ajo nënvizoi se Kushtetuta e përcakton qartë procedurën dhe se dështimi i procesit do të çonte në shpërndarjen automatike të Kuvendit dhe në zgjedhje të reja parlamentare.

Kusari-Lila bëri të ditur se brenda grupit parlamentar ende nuk është diskutuar formalisht për një emër konkret, ndonëse emra të ndryshëm janë përmendur publikisht. Ajo shtoi se diskutimet e deritanishme kanë qenë të përqendruara në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement