Presidenca sulmon sërish Dvoranin: Ruaj qetësinë me videot, se nuk kemi filluar akoma! - Gazeta Express
string(83) "presidenca-sulmon-serish-dvoranin-ruaj-qetesine-me-videot-se-nuk-kemi-filluar-akoma"

Presidenca sulmon sërish Dvoranin: Ruaj qetësinë me videot, se nuk kemi filluar akoma!

Gazeta Express

12/12/2019 16:25

Menjëherë pas reagimit që Ardian Dvorani bëri mbi një deklarim të zëdhënësit të Presidentit, ky i fundit ka shkuar sërish në adresë të kreut të KED-së, kësaj here duke e sulmuar drejtpërdrejt.

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi është shprehur se Ardian Dvorani duhet të ruajë qetësinë dhe të mos dëmtojë provat, pasi do ta rëndojë edhe më shumë pozitën e tij. Më tutje Blushi shkruan me ironi se ka mësuar nga gazetarët se edhe ai ka nisur të publikojë video. Zëdhënësi i Presidentit e paralajmëron Dvoranin se ‘nuk ka filluar ende publikimi i tyre (videove)”.

Lexo Edhe:

Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen!
Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde!
Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë!
Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma!
Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip!
Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot!
Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin!
Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!