Presidenca- Ramës: ‘Gruan e Bilalit’ e mbrojmë ne, policinë dërgojeni të kapë drogën - Gazeta Express
string(79) "presidenca-rames-gruan-e-bilalit-e-mbrojme-ne-policine-dergojeni-te-kape-drogen"

Presidenca- Ramës: ‘Gruan e Bilalit’ e mbrojmë ne, policinë dërgojeni të kapë drogën

Gazeta Express

29/02/2020 14:48

Kryeministri Rama nuk i kurseu akuzat në drejtim të tubimit të thirur nga Ilir Meta më dy mars dhe si kundërpërgjigje, ka marrë një reagim nga ana e zëdhënësit të Presidentit.

Ky i fundit përmes një statusi në rrejtin social, ka deklaruar se “Gruaja e Bilalit” nuk duhet të shqetësohet për tubimin dhe s’duhet të sjellë fare oficerë policie në terren, pasi këta të fundit duhet të jenë në punë për të kapur tonelatat e drogës.

Lexo Edhe:

REAGIMI I BLUSHIT

Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve.
E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar.
Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!/Express