Presidenca i përgjigjet ironisë së Dvoranit: Nuk presim reflektim nga dhunuesi i Kushtetuesës - Gazeta Express
string(92) "presidenca-i-pergjigjet-ironise-se-dvoranit-nuk-presim-reflektim-nga-dhunuesi-i-kushtetueses"

Gazeta Express

11/12/2019 14:31

Presidenca i përgjigjet ironisë së Dvoranit: Nuk presim reflektim nga dhunuesi i Kushtetuesës

Gazeta Express

11/12/2019 14:31

Këtë të mërkurë kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani u thirr në prokurori në lidhje me padinë penale që i adresoi disa javë më parë Presidenti Meta.

Në dalje të organit të akuzës, Dvorani e ironoizoi Presidentin Meta, duke thënë se çështjet ligjore nuk mund të trajtohen me filma artistik me metrazh të shkurtër. Mbi ironinë dhe akuzat e nënkuptuara nga ana e Dvoranit, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit Meta.

Lexo Edhe:

Tedi Blushi shkruan se Presidenca nuk pret asnjë reflektim publik nga ana e një prej dhunuesve të Kushtetutës së vendit.

“Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.

Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.”-shkruan Blushi në rrjetin social./Express