Prerje kokash, shkrirje trupash me acid – Pasardhësi i “El Chapo”-s nis luftën e përgjakshme


load
Gazeta Express
15 Tetor 2019 23:52

Një bos droge meksikan, që konsiderohet si pasardhësi i El Chapos, e ka çuar dhunën në vend në nivele ekstreme.

Nemesio Cervantes, me pseudonimin El Mencho, thuhet se ka urdhëruar vrasjen e femrave shtatzënë dhe fëmijëve. Zyrtarët meksikanë kanë vënë alarmin se sulmet ndaj femrave janë “në nivele pandemike”.

Agjenti i DEA-s, Kyle Mori, duke folur për kartelin që drejtohet nga El Mencho në një intervistë për “Univision” tha: “Janë shumë të dhunshëm. Presin koka, shkrijnë trupa në acid, bëjnë ekzekutime në publik, vrasin femra dhe fëmijë.

Çdo ditë bëjnë diçka. Edhe El Chapo ishte i dhunshëm, por El Mencho e ka ngritur dhunën”.

Aktualisht, ai që quhet El Mencho është në vendin e parë të listës së personave më të kërkuar në SHBA.

Muajin e kaluar, 44 njerëz të zhdukur, shumica e të cilëve ishin femra, u gjetën të vdekur në një pus në Jalisco. Mëngjesin e së hënës ndërkohë kanë shkaktuar një masakër të vërtetë, duke ekzekutuar 14 policë.

Mediat meksikane raportojnë se 14 viktima janë konfirmuar, ndërsa jo zyrtarisht flitet për 17 policë të vrarë në ngjarje e rëndë të ndodhur në Michoacán. Po sipas mediave meksikane, sulmi është kryer nga karteli i drogës në Jalisco, “Nueva Generación”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart