Prençi: I kemi patur materialet për kërkim- shpëtimin, por nuk e dinë magazinën ku i kanë futur! - Gazeta Express
string(92) "prenci-i-kemi-patur-materialet-per-kerkim-shpetimin-por-nuk-e-dine-magazinen-ku-i-kane-futur"

Prençi: I kemi patur materialet për kërkim- shpëtimin, por nuk e dinë magazinën ku i kanë futur!

Gazeta Express

03/12/2019 23:25

Emisioni “Tempora” ka siguruar dokumentin e Bankës Botërore ku tregohet sa pajisje kanë ardhur për emergjencat.

Këto pajisje sipas Prençit janë sjellë dhe duhet të kenë qenë. Ish-kreu i Emergjencave tha se të gjitha pajisjet për situata të tilla janë, por nuk i dinë në çfarë magazina i kanë futur.

Lexo Edhe:

Shemsi Prençi: I kemi të gjitha, i kemi në magazinë. Ta jap me përgjegjësi të plotë. Të garantoj që janë në magazinë. Janë financuar nga BB, prej 6-7 vitesh, por nuk dinë magazinën ku i kanë futur. Unë të jap me përgjegjësi që në strukturat operacionale të Emergjencave Civile ka kamera termike, kamera të kërkimit nën rrënoja dhe ndërkohë shkolla e qeneve ka buxhet aq sa buxheti i emergjencave civile që duhet të kishte trajnuar qen për kërkimin e njerëzve nën rrënoja. Kemi pra, por nuk i vëmë në efiçencë.