Premtimi i Trump para fushatës së 2024-ës: Nuk do të lejojmë që burrat të konkurrojnë në sportet e grave - Gazeta Express
string(103) "premtimi-i-trump-para-fushates-se-2024-es-nuk-do-te-lejojme-qe-burrat-te-konkurrojne-ne-sportet-e-grave"

Premtimi i Trump para fushatës së 2024-ës: Nuk do të lejojmë që burrat të konkurrojnë në sportet e grave

Lajme

Gazeta Express

07/08/2022 18:30

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri thirrje të shtunën që transgjinorët të mos lejohen që të marrin pjesë në sportet e femrave.

“Mjafton të kesh tru dhe pak logjikë për të kuptuar që është e padrejtë. Është e qartë fare. Sportet ku femrat konkurrojnë me njëra-tjetrën duhet të praktikohen vetëm nga femrat”, tha Trump, i cili kishte në krah Riley Gaines, një notare e cila doli barazim me atletin transgjinor Lia Thomas në garën e 200 metrave për kampionatin e kolegjeve.

Lexo Edhe:

“Ne do t’i mbajmë burrat larg sporteve ku marrin pjesë gratë”, premtoi më tej Trump.

Kjo temë zë vend të madh në diskutim politike ditore në SHBA, ku shumë persona transgjinor janë lejuar të garojnë me femra në sporte të ndryshme. Kjo ka ngritur debate për shkak se një gjë e tillë është konsideruar e padrejtë.