Premtimi i Ahmetaj: Në mars 2022 të gjithë qytetarët do të jenë në shtëpitë e tyre të rindërtuara ose të riparuara - Gazeta Express
string(113) "premtimi-i-ahmetaj-ne-mars-2022-te-gjithe-qytetaret-do-te-jene-ne-shtepite-e-tyre-te-rindertuara-ose-te-riparuara"

Shqiperi

Gazeta Express

28/11/2020 18:43

Premtimi i Ahmetaj: Në mars 2022 të gjithë qytetarët do të jenë në shtëpitë e tyre të rindërtuara ose të riparuara

Shqiperi

Gazeta Express

28/11/2020 18:43

Arben Ahmetaj i ftuar në News24 se brenda majit 2021, të gjitha shtëpitë individuale të qytetarëve që u dëmtuan nga tërmeti do të jenë të ngritura përfundimisht. Nuk është hera e parë që qeveria dhe Ahmetaj vendosin afate, ku më herët u tha se brenda nëntorit të këtij viti shtëpitë do të jenë të përfunduara.

“Brenda majit edhe DS4 do jenë riparuar, edhe DS1, DS2, DS3; Laci, gjysma e pallateve do jenë gati në mars. Rreth 90 përqind e pallateve do jenë gati në tetor. Në mars 2022 të gjithë qytarët do të jenë në shtëpitë e tyre, o të rindertuara, ose të riparuara”, tha Ahmetaj duke shtuar se ky është angazhimi I qeverisë dhe kryeministrit.

Lexo Edhe:

Ai iu përgjigj dhe akuzave të opozitës ku i kërkoi të bëjë më mirë llogaritë.

“Nuk pres që në PD ta bëjnë këtë gjë, sepse tashmë dihet se si bëjnë ata tabelën e shumzimit” ironizoi Ahmetaj që dha përgjigje për të gjitha akuzat.

“Sot janë në përfundim 28 shkolla nga 155 që duhet të bëhen. Janë duke mbaruar 1000 shtëpi nga 4400 shtëpi që janë prishur nga tërmeti. Ti bëjnë llogaritë se nuk janë vetëm 2.6% e shtëpive” tha Ahmetaj.

“Për pallatet procesi nuk është I kollajt. Janë bërë vlerësimet, dosje me dosje, shtëpi më shtëpi dhe është një proces i kujdesshëm. Janë bërë projektimet, prokurimet, shpronësimet dhe jemi në këtë faze. Ju thoni një vit, por në fakt janë 9 muaj” tha Ahmetaj.