Premierliga mirëpret vendimin për rinisjen e aktiviteteve sportive më 1 qershor - Gazeta Express
string(79) "premierliga-mirepret-vendimin-per-rinisjen-e-aktiviteteve-sportive-me-1-qershor"

Premierliga mirëpret vendimin për rinisjen e aktiviteteve sportive më 1 qershor

Gazeta Express

30/05/2020 18:14

Qeveria britanike e ka lejuar kthimin e të gjitha aktiviteteve sportive prapa dyerve të mbyllura nga e hëna, 1 qershor. Ky vendim është mirëpritur nga drejtori ekzekutiv i Premierligës, Richard Masters.

Sportet profesioniste do të kenë mundësi t’u kthehen aktiviteteve nga e hëna, mirëpo do të duhet t’i respektojnë të gjitha udhëzimet e caktuara nga Departamenti i Mediave, Kulturës dhe Sportit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Premierliga ka qenë e suspenduar që nga marsi për shkak të përhapjes së virusit Covid-19 në botë, mirëpo kampionati pritet të rinisë sërish më 17 qershor, pasi që për këtë datë janë pajtuar klubet në takimin e fundit.

Ministri britanik, Oliver Dowden, tha: “Pritja ka marrë fund. Sporti do të kthehet drejtpërdrejt në Britani të Madhe së shpejti, në ambiente të sigurta dhe të kontrolluara me kujdes”.

Ky vendim e ka gëzuar drejtorin ekzekutiv të Premierligës, i cili reagoi menjëherë ndaj lajmit duke e mirëpritur vendimin e qeverisë.

“Premierliga e mirëpret lajmin e sotshëm nga qeveria. Të gjitha sportet profesioniste, përfshirë këtu edhe Premierligën, kanë qenë duke punuar me Departamentin e Mediave, Kulturës dhe Sportit për këtë protokoll”, thuhet mes tjerash në reagimin e Masters.

Të gjitha 92 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të Premierligës do të shfaqen në televizione, ndërsa policia ka kërkuar që të paktën gjashtë – ndër të cilat edhe ndeshja kur Liverpooli pritet ta fitojë titullin – të luhen në stadiume neutrale, në mënyrë që tifozët të mos grumbullohen jashtë stadiumeve. /Gazeta Express/