Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë - Gazeta Express
string(69) "preken-nga-aksi-thumane-kashar-banoret-e-berxulles-serish-ne-proteste"

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2023 11:42

Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2023 11:42

Si çdo fundjavë, banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë për të kërkuar të drejtën e tyre për pronën.

Prej 6 muajsh ata protestojnë duke bërë disa kërkesa në drejtim të institucioneve  për shpronësimin e drejtë sipas tyre të pronave që preken nga projekti i aksit Thumanë-Kashar. Ata kanë deklaruar se nuk do lejojnë punimet pa parë dokumentacionin dhe se do përshkallëzojnë protestat.

Lexo Edhe:

“Ky projekt nuk është bërë në terren, si është gjurma e rrugës në terren, është bërë në Itali nga google. Na ka ardhur një çmim, 517 mijë lekë për metër katror për banesa. Kreu i Bashkisë Vorë dhe ai vetë është shokuar kur mori vesh çmimet që solli firma.

Ne nuk do t’i lëmë deri sa të vijë dhe të na prezantohet çdo gjë me dokumente. Duhet të vijnë me dokumente sa nënkalime do bëhen, rrugët dytësore. Ne do t’i përshkallëzojmë protestat, do rrimë dhe me ditë”, thanë banorët.

/Gazeta Express