Prej tash zyrtarët e ministrisë së Kulturës duhet të kenë kujdes se çka shkruajnë në rrjete sociale - Gazeta Express
string(87) "prej-tash-zyrtaret-e-ministrise-duhet-te-kene-kujdes-se-cka-shkruajne-ne-rrjete-sociale"

Prej tash zyrtarët e ministrisë së Kulturës duhet të kenë kujdes se çka shkruajnë në rrjete sociale

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 14:38

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, përmes një qarkoreje administrative ka kërkuar nga stafi i saj që të ketë kujdes në përmbajtjen e postimeve që shpërndajnë në rrjete sociale, raporton Express

Sipas qarkores, nëpunësve civilë iu kërkohet të kenë kujdes kur postojnë diçka në rrjete sociale, të cilat do të konsiderohen si cenim i shërbimit civil.

Lexo Edhe:

“Me qëllim të ruajtjes së nivelit, paanshmërisë së nëpunësve civil, dhe mbi të gjitha ruajtjes dhe respektimit të shërbimit civil dhe misionit të këtij shërbimi në funksion të publikut dhe administratës shtetërore, me qëllim të ruajtjes së integritetit të shërbyesit civil, dhe sjelljes konform rregullave të këtij shërbimi në relacion me publikun, kërkoj nga ana Juaj mbështetje duke treguar kujdes, sidomos gjatë deklarimeve në formë postimesh në rrjetet sociale në kuptimin e shprehjes së opinioneve, deklarimeve dhe konkretisht evitimin e veprimeve të cilat do të të konsiderohen si cenim i shërbimit civil”, thuhet në vendimin e MKRS.

Dumoshi thotë se kjo iniciativë nuk ka për qëllim që të ndikojë në opinionet e pavarura të nëpunësve civilë, por sipas saj, shërbimi civil duhet të ruhet si i pavarur dhe i paanshëm.

“Me këtë rast dua të ju siguroj se kjo iniciativë nuk ka në asnjë rast qëllim që të ndikojë në opinionet e pavarura të askujt, por e cila është domosdoshmëri për të mbajtur dhe ruajtur shërbimin civil si të pavarur dhe të paanshëm në harmoni të plotë me misionin e tij”, thuhet në po të njëjtin vendim.