Prej sot emisionin Frontal e gjeni nëpër qytetet ku jetoni


Gazeta Express
16 Shtator 2019 14:19

Duke filluar nga sot, emisioni Frontal zhvendoset nga studio nëpër komunat e Kosovës për të sjellë te shikuesit kandidatët e partive politike që garojnë për deputet të kuvendit të Kosovës.

Frontal sot nis maratonën me Podujevën ku përballë njëri tjetrit janë Nexhmi Rudari, LDK, Shpejtim Bulliqi, VV, Mrika Thaçi, AAK-PSD, Fahri Osmani, PDK dhe Xhemajl Hasani nga NISMA.

Emisioni do të xhirohet në sheshin “Ali Ajeti” në Podujevë dhe nis në orën 17:00. /Express

Te fundit


Kthehu lart