Prej nesër mot më i freskët dhe reshje më të rrëmbyeshme të shiut


Gazeta Express
12 Korrik 2019 14:39

Reshje të reja, vende-vende më të rëmbyeshme, ndërsa në pjesët lindore mbi 20 litra në metër katror, paralajmëron për nesër pasdite gjatë natës dhe të dielën paradite Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Siç kumtoi DPHM, vijon periudha e motit të ndryshëm dhe më të freskët me reshje lokale të shiut dhe përkohësisht do të ndiqen me bubullima, erë të përforcuar dhe do të ketë kushte për paraqitje të breshërit.

Sipas DPHM-së, sot pasdite kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë paraqitje të shiut lokal dhe bubullimave të ralla, temperatura maksimale do të jetë në interval prej 23 deri 31 gradë Celsius. Në Shkup mot me diell me vranësirë të vogël deri në mesatare, pasdite me kushte për shi lokal.

Nesër temperaturat maksimale do të jenë në interval prej 21 deri 32 gradë Celsius, ndërsa pasnesër prej 20 deri 29 gradë Celsius.

Te fundit


Kthehu lart