Prej dy ditësh i humbur, 66- vjeçari gjendet pa jetë


Gazeta Express
14 Gusht 2019 12:54

Paraditen e sotme një 66-vjeçar është gjetur i vdekur në Bajkaj të Delvinës.

Viktima është Zeman Kusho nga Stjari i Delvinës. Trupi i tij është gjetur rreth dy kilometra larg Stjarit.

I moshuari kishte prej të hënës i humbur pasi kishte dalë për të konsumuar një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar.

Momenti i fundit që ai është parë janë disa pamje nga kamerat e një biznesi mesditën e të hënës në Stjar, shkruan Report.

Familja filloi kërkimet pas ai nuk u kthye më në banesë, por më pas është gjetur i pajetë rreth orës 11:20 në Bajkaj.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë por dyshohet se shkak mund të jenë bërë edhe temperaturat e larta që mund të kenë sjell komplikacione në shëndetin e 66 vjeçarit.

Nga vëzhgimet e para nuk rezulton që viktima të ketë shenja dhune.

Te fundit


Kthehu lart