Një aksident i rëndë u shënua sot në Qafë Muzinë, ku humbi jetën 50-vjeçarja Etleva Bejko.
Mësohej se 50-vjeçarja po kthehej nga Greqia në Konispol për të takuar familjarët e saj, kur mjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Mësohet se 50-vjeçarja kishte emigruar në Greqi rreth 25 vite më parë dhe jetonte në Janinë. Ajo ishte nënë e një djali.
Aksidenti ndodhi rreth orës 11:30 vendin e quajtur Qafa e Muzinës. Viktima po udhëtonte me një mjet tip “Hyundai” dhe dyshohet se humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga. Ajo humbi jetën në vendngjarje.
/Gazeta Express