Prej 2 ditësh vetëm në Tiranë konfirmohen raste të reja me covid19, pjesa tjetër e Shqipërisë negative - Gazeta Express
string(101) "prej-2-ditesh-vetem-ne-tirane-konfirmohen-raste-te-reja-me-covid19-pjesa-tjeter-e-shqiperise-negative"

Gazeta Express

28/05/2020 13:03

Prej 2 ditësh vetëm në Tiranë konfirmohen raste të reja me covid19, pjesa tjetër e Shqipërisë negative

Gazeta Express

28/05/2020 13:03

Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri raporti se janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Edhe sot ashtu si ditën e djeshme përveç Tiranës, asnjë qark tjetër nuk raporton raste të reja me covid19.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës së djeshme ministria raportoi 21 raste të reja të gjitha në Tiranë.

Sot janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma.

Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19.