Prej 1 korrikut kaos në veri, mbyllen të gjitha përfshirë furrat e bukës - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

28/06/2019 9:07

Prej 1 korrikut kaos në veri, mbyllen të gjitha përfshirë furrat e bukës

Lajme

Gazeta Express

28/06/2019 9:07

Serbia është duke përgatitur një skenar për një “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës. Atje po pretendohet se kanë mbetur pa ushqim dhe pa barna. Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, ka thënë se nga 1 korriku të gjitha dyqanet ushqimore dhe furrat nuk do të punojnë

Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, Radosh Petroviq, ka deklaruar se nga e hëna, më 1 korrik, dyqanet ushqimore, kioskat, madje edhe furrat nuk do të punojnë në këtë pjesë të veriut, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se kjo u vendos në një takim privat të bizneseve, për shkak të taksës së imponuar prej 100 për qind për produktet nga Serbia, shkruan Tanjug.