Prefektët e Shkodrës dhe Elbasanit lirohen nga detyra, kandidojnë për zgjedhjet vendore


Gazeta Express
15 Maj 2019 19:19

Dy prefektët e Elbasanit dhe Shkodrës janë liruar nga detyra me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Gledian Llatja i Elbasanit dhe Valdrin Pjetri i Shkodrës nuk do të jenë më prefektët e qyteteve të tyre respective, pasi pritet që të kandidojnë për kryetarë të bashkive nën siglën e Partisë Socialiste.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart