Predha, granata dhe fishekë, zbulohet një arsenal luftarak në Shkodër - Gazeta Express
string(67) "predha-granata-dhe-fisheke-zbulohet-nje-arsenal-luftarak-ne-shkoder"

Predha, granata dhe fishekë, zbulohet një arsenal luftarak në Shkodër

Gazeta Express

01/06/2020 15:21

Disa predha janë gjendur në një truall në njësinë administrative Gur i Zi në Shkodër.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije Policia dhe shërbime të specializuara të Ministrisë së Mbrojtjes priten të mbërrijnë në zonë për të kryer hetimet përkatëse.

Lexo Edhe:

Gjithashtu pasi të saktësohet zona se ku ndodhen, pritet që specialistët të nisin punën për asgjësimin e tyre, pasi mund të jenë rrezik serioz për jetën e banorëve. Municionet, granatat dhe plumbat të cilët u gjetën në këtë njësi administrative nuk dihet se të kujt periudhe i përkasin.