Praktikat e arkivimit: Koleksionet arkivore të artit - Gazeta Express
string(51) "praktikat-e-arkivimit-koleksionet-arkivore-te-artit"

Praktikat e arkivimit: Koleksionet arkivore të artit

Arte

Gazeta Express

16/05/2023 15:44

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës Iga Maria Szczepańska mban klasë dhe diskutim mbi praktikën bashkëpunuese

Diskutim: Praktikat bashkëpunuese

Lexo Edhe:

Klasa organizohet duke u mbështetur në tri pika:

-Si të kërkoni partnerë, pse ata kanë rëndësi dhe rëndësia e punës me punëtorët vendas të artit

-Diskutim me Renea Begollin nga Oral History Initiative

-Sesion pyetjesh dhe përgjigjesh

Kjo klasë synon të inkurajojë skenën lokale, institucionet dhe aktorët e ndryshëm të komunitetit tonë që të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë në ndërtimin, rritjen dhe ruajtjen e arkivave.

Nëpërmjet leksioneve, punëtorive dhe diskutimeve, kjo klasë do t’i njoftojë pjesëmarrësit me strukturat e ndryshme të punës dhe praktikat e arkivave moderne në Evropë; pjesëmarrësit do të krahasojnë, analizojnë dhe diskutojnë interesat dhe praktikat e tyre profesionale përgjatë një procesi që do të edukojë dhe rrisë ndërgjegjësimin për grupet e margjinalizuara dhe koleksionet specifike. Klasa në veçanti do t’i prezantojë pjesëmarrësit me arkivat moderne në Evropën Qendrore dhe Lindore – nga një
ide në realizim.

Cila është rëndësia e arkivit dhe a duhet të investojmë në to? Kush mund të kontribuojë në krijimin e tyre dhe a duhet të jemi arkivist për t’u përfshirë në arkivim? A mund ta imagjinojmë të ardhmen e arkivave dhe koleksioneve dhe qëndrueshmërinë e tyre njëkohësisht?

/Express/