PPE kritika Ramës: Jo deklarata kundër konsensusit, të miratohet reforma zgjedhore - Gazeta Express
string(80) "ppe-kritika-rames-jo-deklarata-kunder-konsensusit-te-miratohet-reforma-zgjedhore"

Gazeta Express

07/07/2020 17:46

PPE kritika Ramës: Jo deklarata kundër konsensusit, të miratohet reforma zgjedhore

Gazeta Express

07/07/2020 17:46

PPE ka kërkuar nga qeveria Rama që të zbatojë marrëveshjen e arritur me opozitën për reformën zgjedhore, në një kohë kur kryeministri do të takojë këtë të martë përfaqësues të opozitës parlamentare, të cilët kanë kërkuar një sërë ndryshimet nga konsensusi i arritur përmes ndërkombëtarëve.

Michael Gahler, zëdhënës i PPE për politikën e Jashtme, ka kërkuar kthimin në realitet përmes votimit në kuvend të konsensusit të arritur në këshillin politik

Lexo Edhe:

 “Ai duhet të ndiqet nga zbatimi i sinqertë i Ligjit Zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.”

Gahler bën thirrje gjithashtu që të zbatohen plotësisht në frymë e gërmë rekomandimet e fundit të Komisionit të Venecias për lirinë e medias dhe zgjedhjen e anëtarëve të gjyqësorit (Gjyk. Lartë e Kushtetuese).

POSTIMI:

Ne, grupi i Partive Popullore Europiane në Parlamentin Evropian, urojmë palët në Këshillin Politik shqiptar, në të cilin, pas Marrëveshjes së 5 Qershorit, u ra dakord për paketën e amendamenteve për zgjedhjet. Ne vlerësojmë konsensusin mes palëve, që përfshinte Partinë Socialiste në pushtet dhe Partinë Demokratike (anëtare e PPE) dhe presim miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete. Çdo deklaratë nga partia në pushtet për ndryshime të tjera të njëanshme shkon kundër konsensusit të arritur.

Ky konsensus ka qenë një kusht kryesor i BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Ai duhet të ndiqet nga zbatimi i sinqertë i Ligjit Zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.

Në mars, Këshilli Evropian, kërkoi që Shqipëria të qartësojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Fakti që bashkitë në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, e kundërshton nocionin themelor të një demokracie pluraliste.

Këto janë tre kushte të rëndësishme nga 15 që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE.

Opinionet e kohëve të fundit të Komisionit të Venecias për lirinë e medias dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në frymë dhe në gërmë, në mënyrë që të korrigjojnë devijimet e mëparshme dhe të ecet përpara.

Gjithashtu, duhet të fillohet ndjekje penal lidhur me akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339.

Të 15 Kushtet u vendosën në Mars nga Këshilli Evropian dhe u konfirmuan muajin e kaluar në Parlamentin Evropian nga një shumicë e madhe ndërpartiake.

Grupi i Partive Popullore Europiane vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE.