Pozonte pranë elefantit të vogël, modeles ia zhvesh fustanin kafsha në Tajlandë - Gazeta Express
string(78) "pozonte-prane-elefantit-te-vogel-modeles-ia-zhvesh-fustanin-kafsha-ne-tajlande"

Fun

Gazeta Express

27/06/2022 22:17

Pozonte pranë elefantit të vogël, modeles ia zhvesh fustanin kafsha në Tajlandë

Fun

Gazeta Express

27/06/2022 22:17

Ky është momenti qesharak kur një elefant i vogël ia zhvesh fustanin një modeles, e cila po pozonte karshi tij.

Është Megan Milan që vizitoi Chia Lai Orchid në Tajlandë, kur një elefant vetëm tri javë jetë, e bëri të ndihet në siklet, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale dhe deri më tani kanë marrë mbi 12 milionë shikime në TikTok, ku shihet sesi Megan derisa pozonte karshi tij, elefanti i afrohet dhe e rrëzon në tokë.

Sikur kjo të mos i mjaftonte, ai ia zhvesh fustanin dhe vazhdon ta prek me hundën e tij gjigante.

@megan.milan Reply to @vanessa_lebogang big sister said “get up off that girl” lol #travel #elephants ♬ original sound – megan.milan

Për fat të mirë askush nuk është lënduar nga ky “incident”, kurse motra e modeles ndërhyri për ta larguar elefantin e vogël që pranë kishte edhe të ëmën.

Madje ajo tërë ngjarjen e mori me sportivitet, pasi nuk mund të ndalej duke qeshur me veprimin e elefantit të vogël.