Postimi pikëllues i Kaltrina Selimit: Nënë, unë kisha nevojë akoma për kujdesin tënd


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 7:44

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kaltrina Selimi, më 5 nëntor të këtij viti humbi nënën e saj.

Varrimi i të ndjerës u bë në varrezat e qytetit në Prishtinë, duke lënë kështu përherë të pikëlluar familjen Selimi dhe Nasufi.

Ngushëllimet e shumta nga familjarët, miqtë, kolegët por edhe nga mbarë dashamirësit nuk munguan, me çka e bënë këngëtaren që ta lehtësojë dhimbjen e saj për këtë humbje të madhe.

Kaltrina në një postim të ndjeshëm të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, i ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet e sinqerta, teksa i ka bërë një dedikim emocional nënës së saj, tashmë të ndjerë.

“Përshëndetje familjarë, miq, kolegë dhe ju dashamirë! Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa na lehtësuat dhimbjen tonë me kujdesin që treguat ndaj neve. Andaj, unë dhe familjarët e mi të ngushtë, duam të ju falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen që na keni dhënë pikërisht në këto ditë, kur ne patëm nevojë më shumë se kurrë për ju…Zoti ju shpërbleftë më të mirat e tij! Zoti ju bekoftë dhe ju dhashtë shëndet

E ty nëna ime, i lehtë të qoftë dhe, uroj që shpirti yt të prehet në paqe. Unë kisha akoma nevojë për kujdesin tënd, prandaj uroj të jesh engjëlli im mbrojtës gjithë jetën. Të kujton me mall, familaj Selimi dhe Nasufi”, ka shkruar Kaltrina në Instagram.

Te fundit


Kthehu lart