Posta e Kosovës njofton se një punonjës i saj është prekur nga Covid-19 - Gazeta Express
string(74) "posta-e-kosoves-njofton-se-nje-punonjes-i-saj-eshte-prekur-nga-covid-19-ge"

Posta e Kosovës njofton se një punonjës i saj është prekur nga Covid-19

Gazeta Express

06/06/2020 22:34

Posta e Kosovës ka njoftuar se një punonjës i administratës së së saj është prekur nga COVID-19.

“Në administratën qendrore të Postës së Kosovës, kemi një punonjës të prekur nga COVID -19, nga pasdita e djeshme, i cili pasi ka rezultuar pozitiv ka njoftuar kolegët e punës dhe tani ndodhet në vetizolim në shtëpinë e tij”, ka njoftuar Posta.

Lexo Edhe:

“Të gjithë kolegët e tij të punës kanë kryer mbrëmë dhe sot në mëngjes kontrollat shëndetësore dhe sipas rekomandimeve të mjekëve, ata janë vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre, konform rregullave dhe udhëzimeve të IKSHPK-së”, bën të ditur një njoftim nga Posta.

“Sigurojmë qytetarët se asnjë punonjës yni nëpër zyrat postare nuk është i prekur nga ky virus, prandaj jeni të mirëseardhur që të kryeni shërbiet tuaja si çdo herë tjetër në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës, duke respektuar rregullat e përgjithshme në kohë pandemie”, përfundon njoftimi.