Portieri turk thyen rekordin për kartonin e kuq më të shpejtë


load
Gazeta Express
22 Tetor 2019 10:43

Portieri i Konyasporit, Serkan Kirintili, e theu rekordin për karton e kuq më të shpejte në histori të futbollit të Turqisë, gjatë ndeshjes të së hënës.

Portieri 34-vjeçar Serkan Kirintili u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 13 sekondave lojë në përballjen e Superligës së Turqisë kundër Yeni Malatyasporit, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja sapo kishte filluar kur Kirintili ia mohoi një gol skuadrës kundërshtarë duke e kapur topin me dorë jashtë 16-metërshit.

Portieri, i cili i ka bërë tri paraqitje për ekipin kombëtar të Turqisë, e kuptoi menjëherë se e ka bërë një gabim të madh.

Në vend se ta priste gjyqtarin Mustafa Ogretmenoglu për t’ia treguar atij kartonin e kuq, Kirintili filloi të largohet menjëherë nga fusha dhe i hoqi dorezat, pasi që e dinte se çfarë do të ndodhte.

Kirintili u ngushëllua nga sulmuesi kundërshtar, Moryke Fafana, mirëpo Kirintili ishte e vetëdijshëm se e kishte bërë një gabim të madh dhe kur po largohej e mbuloi fytyrën me fanellë.

Ky gabim i kushtoi skuadrës së tij, pasi që Yeni Malatyaspor shënoi vetëm disa minuta më vonë përmes Guilhermes, përderisa Robin Yalcin ia siguroi skuadrës tri pikët e ndeshjes gjatë pjesës së dytë.

Kirintili u duk se i kërkoi falje tifozëve të Konyasporit pas ndeshjes, duke e vendosur dorën mbi zemër, përderisa bashkëlojtarët e tij i falënderonin tifozët për mbështetjen. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart