Portieri që pranoi gol të çuditshëm nga Ferizaj dikur akuzohej nga tifozët e vet gjakovarë se ia lëshoi lojën Trepçës'89 - Gazeta Express
string(119) "portieri-qe-pranoi-gol-te-cuditshem-nga-ferizaj-dikur-akuzohej-nga-tifozet-e-vet-gjakovare-se-ia-leshoi-lojen-trepces89"

Portieri që pranoi gol të çuditshëm nga Ferizaj dikur akuzohej nga tifozët e vet gjakovarë se ia lëshoi lojën Trepçës’89

Futboll

Gazeta Express

28/05/2023 22:37

Ka përfunduar në mënyrë të çuditshme sezoni 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizaj arriti fitore në sekondat e fundit të ndeshjes 2:1 ndaj Dukagjinit, duke mbetur në pozitën e tetë që dërgon në barazh dhe duke i ikur rënies nga liga.

Lexo Edhe:

Krejt në fund të ndeshjes, Astrit Fazliu realizoi me kokë në minutën e 104-të, pas një reagimi shumë të dobët të portierit të Dukagjinit, Altik Muhaxhirit.

E ky i fundit katër vite më parë ishte akuzuar nga tifozët e Vëllaznimit se e “kishte shitur ndeshjen”.

Muhaxhiri, atë kohë portier i Gjakovës kishte pranuar katër gola dhe sipas tifozëve, ai kishte shitur ndeshjen.

Megjithatë, përmes një postimi në Facebook, Muhaxhiri, kishte thënë se është i gatshëm të përballet me çdo kë për të dëshmuar pafajësinë.

“Une Altik Muhaxhiri ju bej thirrje te gjitha organet hetuese qe te hetohet rasti im . Ju boj thirrje te gjithe atyre qe po me akuzojne dhe te cilit kan me te voglin fakt qe Altik Muhaxhiri ka gisht ne kurdisje te lojes ti dorezojne ne organet hetuese te shtetit dhe e verteta te zbardhet sa me shpejt jom i gatshem te deshmoj ne pafajsine time ne qdo momente. Faleminderit”, pati reaguar Muhaxhiri në vitin 2019.