Portieri i Kosovës pati më shumë pasime se 10 lojtarë bullgarë


Gazeta Express
25 Mars 2019 23:51

Portier i Kosovës, Aro Muric kishte saktësi më të madhe të pasimeve se 10 lojtarë të Bullgarisë

Edhe sonte, Aro pati një paraqitje të mirë, edhe pse nuk pati shumë punë, pasi që ekipi bullgarë ishte mbyllur në zonën e tyre të 16 metërshit duke u mbrojtur nga sulmi i Dardanëve.

E Aro Muric pati një super paraqitje edhe sonte ku është i gjashti në listë nga pasuesit e Kosovës.

Aro pati 36 pasime më 97 për qind saktësi, shkruan GazetaExpress.

Kosova pësoi një gol nga ndoshta aksioni i vetëm i bullgarëve në këtë ndeshje.

Pavarësisht kësaj, Kosova ishte e pafat në këtë ndeshje pasi që pavarësisht shanseve të krijuar nuk arriti të fitojë.

Megjithatë, kjo është ndeshje e parë që Kosova e zhvillon në eliminatore për Euro 2020. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart