Portieri i Kosovës ankohet se në Shqipëri ekipi të tij po i mohohet titulli padrejtësisht - Gazeta Express
string(89) "portieri-i-kosoves-ankohet-se-ne-shqiperi-ekipi-te-tij-po-i-mohohet-titulli-padrejtesisht"

Futboll

Gazeta Express

25/05/2023 20:30

Portieri i Kosovës ankohet se në Shqipëri ekipi të tij po i mohohet titulli padrejtësisht

Futboll

Gazeta Express

25/05/2023 20:30

Tirana barazoi 2-2 në Rrogozhinë me Bylisin, ndërsa të kuqtë fituan 1-4 me Kastriotin në “Elbasan Arena”, duke i marrë kreun Tiranës falë avantazhit në ndeshjen e drejtpërdrejtë.

Një fund “triller” i këtij kampionati, që do të ketë ende për të “shfaqur” në javën e fundit.

Lexo Edhe:

Pas ndeshjes, portieri i Kosovës që luan për Tiranën, Visar Bekaj tha se titulli kampion është i pamundur dhe theksoi se i është hedhur djersa poshtë, duke u shprehur se titulli po i mohohet padrejtësisht.

“Titulli kampion është gjë e pamundur tani me ndeshjen e fundit, jetojmë në Shqipëri, dihen gjërat sesi do të shkojnë. Është turp i madh, na është hedhur poshtë djersa. Ne jemi krenar shumë për veten tonë, nuk dorëzohemi asnjëherë. Nuk e panë në VAR, asgjë fare. Orges Shehi na ka komplimentuar të gjithëve, kemi bërë një sezon fantastik, kemi fituar shumë ndeshje. Tani kemi edhe Kupën. Erdhi presidenti Halili dhe na tha se ishte shumë krenar për të gjithë ne. Nuk mund të flas dot më shumë se kaq”, tha për Oversport Bekaj.