Porsche do të sjellë makinën e re që do të ketë 800 kuaj-fuqi


Gazeta Express
17 Korrik 2019 8:42

Porsche pritet të plasojë në tregun e veturave një “bishë” të radhës. Kompania modifikuese gjermane ‘Gemballa’ njihet për transformimin e veturave të kompanisë ‘Porsche’ në ekstreme të reja.

Sidoqoftë, ‘Gemballa’-s së fundmi i është nënshkruar një model anonim i kompanisë gjermane të prodhimit të automobilave.

Pronari i ‘Gemballa’-s dhe drejtori menaxhues Steffen Korbach thotë se vetura e paidentifikuar do të shfaqë një “dizajn unik, agresiv” dhe “fuqi të konsiderueshme motori, me mbi 800 kuaj-fuqi”.

Me një përformancë të tillë, vetura është potencialisht e aftë që të kapë 100 km/h për 2.38 sekonda, gjersa shpejtësia maksimale e saj është 370 km/h.

Prototipi i parë i veturës pritet të shfaqet në fillim të vitit 2020, ndërsa prodhimi i saj për vitin 2022.

Te fundit


Kthehu lart