Porositi një palë rroba banje në sajtin e famshëm, vajza vë duart në kokë kur shikon ç’i kishin sjellë


Gazeta Express
18 Qershor 2019 11:55

Kur vjen puna tek blerjet online, duhet të siguroheni mirë se në çfarë sajti jeni duke blerë, pasi mund të zhgënjeheni shumë nga ajo që ju vjen në shtëpi.

Në shumë raste, ajo që porosisni dhe ajo që ju vjen nuk kanë thuajse fare lidhje me njëra-tjetrën, pasi mund të ndryshojë modeli, ngjyra, përmasat dhe shumë gjëra të tjera.

Katrina Harradine, një e re nga Londra, porositi në sajtin Boohoo një palë bikini të ngushta në formë trekëndëshi me belin e lartë.

29-vjeçarja e porositi kostumin e banjës në masën 16, por ajo që i erdhi e la pa fjalë.

Në vend që t’i kishin ardhur një palë rroba banje në masën 16, i kishin ardhur dy palë në masën 8.

Siç mund ta kuptoni, ishte një pagesë e bërë kot dhe një mund i shkuar dëm, pasi ato rroba banje nuk kishte ku t’i përdorte, duke qenë se as nuk i hynin në trup.

Katrina, e cila punon si freelancer në një projekt, u trondit nga ajo që pa, ndaj bëri një reagim në Twitter.

Ajo shkroi:

“Hey @boohoo_cshelp ju ka mbaruar masa 16 që më keni sjellë dy bikini në masën 8? Shpresoj të jeni duke bërë një shaka”.

Vajza tregon se i është kërkuar falje nga Boohoo dhe i kanë kërkuar që të kthejë pas produktin e gabuar, për të marrë atë që duhej t’i kishte shkuar që në fillim.

Te fundit


Kthehu lart