Porositi kafe, gruaja befasohet me atë çfarë i erdhi falas për fëmijët e saj - Gazeta Express
string(75) "porositi-kafe-gruaja-befasohet-me-ate-cfare-i-erdhi-falas-per-femijet-e-saj"

Porositi kafe, gruaja befasohet me atë çfarë i erdhi falas për fëmijët e saj

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 12:28

Një nënë është befasuar pasi ajo ka porositur një kafe në një supermarket që ofron edhe ushqim.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, gruaja anonime kishte mbetur e habitur kur mori katër vakte të mëdha për fëmijë krejtësisht falas, pasi bleu një kafe për vetëm 1.30 funte në dyqan.

Lexo Edhe:

Siç bëhet e ditur, “Asda” nisi fushatën vitin e kaluar në një përpjekje për të ndihmuar familjet që luftojnë gjatë pandemisë së coronavirusit në Angli.

Dhe ajo u vazhdua më pas në vitin 2021, me çdo fëmijë nën 16 vjeç në gjendje të përfitonte nga oferta për sa kohë që janë me një prind.

Nëna kishte ndarë një gjë të tillë në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi me atë se çfarë kishte ardhur për fëmijët.

Që nga shpërndarja, postimi i saj ka grumbulluar më shumë se 10,000 pëlqime dhe mijëra komente nga prindërit që përshëndetën iniciativën.