Politikania kroate u shkruan Vuçiqit e Brnabiqit: E keni radhën ju


Gazeta Express
16 Maj 2019 13:41

Kryetari e kryeministrja e Serbisë kanë marrë një letër interesante

Deputetja në Parlamentin Evropian dhe nënkryetare e Partisë konservatiore kroate, Ruza Tomasic, ua ka drejtuar një letër kryetarit dhe kryeministres së Serbisë, Aleksandar Vucic e Ana Brnabic.

Mediet kroate bëjnë të ditur se shkaku i letrës është vendimin i Gjykatës së Hagës që funksionerët e Partisë radikale serbe megjithatë do të gjykohen në Hagë.

Bashkë me këtë vendim, Gjykata e Hagës ka lëshuar edhe urdhërarrest për Vjerica Radeten e Peter Jojicin.

“Radeta e Jojic janë të akuzuar për mosrespektim të gjyqit, sepse në rastin kundër Vojislav Seseljit kanë kërcënuar dhe kanë tentuar t’i korruptojnë dëshmitarët, deri sa Radeta gazetarëve u ka thënë se vullnetarisht nuk do të shkojë në Hagë dhe me këtë ua ka hedhur dorëzën kryetarit Vucic e kryeministres Brnabic.

Zoti Vucic e zonja Brnabic – tash e keni radhën ju! A jeni të përkushtuar për obligimet ndaj drejtësisë dhe a dëshironi që vërtet Serbinë ta shihni sa më parë në Bashkimin Evropian? Sa kanë rëndësi për ju kapitujt për drejtësinë dhe të drejtat bazike të njeriut, për lirinë, sigurinë e drejtësinë”, ka pyetur Ruzica Tomasic!?

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart