Politikani serbo-amerikan e quan veten “të burgosur politik”, gazetari i CNN ia bën bajat - Gazeta Express
string(89) "politikani-serbo-amerikan-e-quan-veten-te-burgosur-politik-gazetari-i-cnn-ia-ben-bajat-ge"

Gazeta Express

22/02/2020 22:24

Politikani serbo-amerikan e quan veten “të burgosur politik”, gazetari i CNN ia bën bajat

Gazeta Express

22/02/2020 22:24

Ish-guvernatori i Illinoit, Rod Blagojevich, është vënë në “pozitë të palakmueshme” nga gazetari dhe moderatori i rrjetit televiziv amerikan CNN, Anderson Cooper, e shkak për këtë ka qenë deklarata e këtij politikani serbo-amerikan, të dënuar për korrupsion, tashmë të liruar, se kishte qenë “i burgosur politik”.

Blagojevich, të cilit presidenti Trump ia kishte zbutur dënimin gjatë javës së kaluar, ka thënë gjatë intervistës së transmetuar të premten se është “i burgosur politik. Më kanë vënë në burg shkaku që jam marrë me politikë”, raporton “Rolling Stone”.

Lexo Edhe:

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e Cooperit, i cili i ka thënë Blagojevichit se nuk duhet që veten ta vëjë në të njëjtin grup me të burgosur tjerë politikë, si Nelson Mandela, transmeton Koha.net.

“Prit pak, ti i burgosur politik?”, ka pyetur Cooperi. “Nelson Mandela ishte i burgosur politik. Të burgosurve politikë nuk iu sigurohet një proces fer dhe burgosen pa të drejtë. Juve ju ka shpallur fajtor një porotë, gjykatat e apelit e kanë shqyrtuar apelin, e madje i keni drejtuar edhe Gjykatës Supreme dhe ajo ka refuzuar t’ju dëgjojë. Zor se mund të quheni i burgosur politik”.