Politikani serb: S'ka burrë që e njeh pavarësinë e Kosovës - Gazeta Express
string(56) "politikani-serb-ska-burre-qe-e-njeh-pavaresine-e-kosoves"

Gazeta Express

28/10/2020 11:02

Politikani serb: S’ka burrë që e njeh pavarësinë e Kosovës

Gazeta Express

28/10/2020 11:02

Politikani serb, Aleksander Shapiq, i cili drejton partinë “Aleanca e serbëve patriotë” ka thënë se në rrethanat aktuale nuk ka njeri në Serbi që do të mundë të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ai, gjithashtu, ka përmendur edhe faktin që Serbia vazhdon të mbajë Kosovën në kushtetutë dhe se për të bërë ndryshime kushtetuese duhet të organizohet referendum, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Puna është që kemi pak gjëra në të cilat mund të ndikojmë, por në anën tjetër, të heqim dorë ashtu, me vetëdije, pa asgjë, historia e botës nuk e njeh një gjë të tillë”, ka thënë Shapiq.

Tutje ai ka thënë se qytetarëve duhet t’iu tregohet nëse njohja e Republikës së Kosovës është kusht për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Për ta ditur se çfarë na pret dhe cilat janë pasojat. Bashkë, pozitive dhe negative. Çdo vendim që vjen nga populli është legjitim, por secili duhet të jetë i kujdesshëm se çfarë vendime sjell”, ka thënë ndër të tjera.