Politikanët që ndoqën nga stadiumi ndeshjen Shqipëri-Islandë


Gazeta Express
11 Shtator 2019 8:32

Të shumtë janë politikanët, të cilët kanë zgjedhur që ndeshjen Shqipëri-Islandë të ndjekin nga stadiumi.

Presidenti Meta njoftoi në Facebook se ndeshjen do të ndiqte në “Elbasan Arena”.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një foto, ku shkruan “Kombëtarja shqiptare gjithmonë e fortë”.

Ish-deputeti Ervin Salianji, teksa ka publikuar disa foto nga stadiumi shkruna: “Shqipëriiiii”.

Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi u fotografua në Arenën Kombëtare duke ndjekur ndeshjen e kombëtares përballë Islandës.

Gjuzi është parë në shoqërinë e dy vajzave mjaft simpatike.

Te fundit


Kthehu lart