Policia tregon si i iku Radojçiqi nga duart - Gazeta Express
string(43) "policia-tregon-si-i-iku-radojciqi-nga-duart"

Policia tregon si i iku Radojçiqi nga duart

Lajme

Gazeta Express

04/02/2022 9:05

Mesditën e së enjtes, Milan Radojçiq i është arratisur Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak. Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje se si i iku Radojçiq nga duart, raporton Express

Derisa zyrtarët policorë ishin duke kryer procedurat e verifikimit, Radojçiq është kthyer mbrapa me veturë, në drejtim të Serbisë.

Lexo Edhe:

Sipas verifikimit të kryer nga policia, ka rezultuar se Radojçiq është i kërkuar në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata.

“PKK Bërnjak  03.02.2022 – 15:40. Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Ndaj Radojçiq është hapur rasti “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”.

Radojciq është vënë në listën e të kërkuarve para disa ditëve.

Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen. Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar.

Para disa javëve, SHBA e sanksionoi atë dhe disa zyrtarë të tjerë të Listës Serbe./GazetaExpress/