Policia thotë se s’pati aksion te Rruga B, por xhirime filmike


Gazeta Express
12 Korrik 2019 13:01

Një aksion i Policisë së Kosovës në Rrugën B në Prishtinë ka tmerruar banorët e kësaj lagjeje, raporton Gazeta Express.

Nga disa shpërthime të bombave që u hodhën nga policia në mes të ditës, qytetarët u shprehën të shqetësuar nga ajo që po ndodhte.

Mirëpo, policia, pas këtyre shqetësimeve bëri të ditur se bëhet fjalë thjesht për një ushtrim policor, e kjo po bëhej për të kryer disa xhirime filmike.

“Ju njoftoj se në lokacionin e përmendur ka pasur një ushtrim policor, një skenar simulues. Nuk ka pasur aksion apo operacion të Policisë. Jemi duke bërë disa xhirime. Ju faleminderit për mirëkuptim”, bën të ditur për Express Policia e Kosovës.

As banorët dhe mediat nuk janë njoftuar paraprakisht për këto plane./Express

Te fundit


Kthehu lart