Policia shkon në vendin e ngjarjes pas incidentit Molliqaj – Abazi


Gazeta Express
11 Shtator 2019 23:26

Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku mbahet emisioni Pressing, pasi Haki Abazi  i Vetëvendosjes tha se pas debatit është sulmuar nga Dardan Molliqaj i PSD’së.

Pas një debati me polemika të ashpra në Pressing mes Molliqajt e Abazit, kjo raportohet të ketë vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit.

Haki Abazi ka thënë se duke dalë nga studio është sulmuar nga Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

Këtë e ka mohuar kandidati i PSD’së për deputet.

Policia e Kosovës ka arritur në objektin ku mbahet emisioni Pressing, raporton Gazeta Express nga vendi i ngjarjes.

Te fundit


Kthehu lart