Policia rrethon komunën e Pejës , Muhaxheri: S’ka asnjë aksion, Vetëvendosje po “xhiron film” - Gazeta Express
string(86) "policia-rrethon-komunen-e-pejes-muhaxheri-ska-asnje-aksion-vetevendosje-po-xhiron-film"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 12:34

Policia rrethon komunën e Pejës , Muhaxheri: S’ka asnjë aksion, Vetëvendosje po “xhiron film”

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 12:34

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë sot pranë oborrit të komunës së Pejës, duke siguruar këtë objekt, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë për Express, se policia nuk është duke zhvilluar asnjë aksion aty, por është vetëm duke e siguruar objektin.

Lexo Edhe:

Kjo pasi që sipas tij, Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, që gjendet në opozitë është duke e zhvilluar aty një aksion.

Këtë aksion të tyre Muhaxheri e cilësoi si një “film”.

“Vetëvendosje në Pejë, Dega këtu është duke e xhiruar një ‘film’, dhe policia po i  asiston ata, po shohin se çfarë po bëjnë”, ka thënë Muhaxheri për Express.