Policia pragos 25 vjeçarin që tentoi të vrasë kryeplakun e fshatit, ishte fshehur në Korçë


Gazeta Express
15 Prill 2019 10:32

Policia ka arrestuar 25 vjeçarin e akuzuar për tentativën e vrasjes ndaj kryeplakut të fshatit Gribë në Gramsh, ngjarje që ndodhi disa ditë më parë.

I riu me inicialet S.V ishte fshehur në Korçë, por pas negociatave të familjes, ai është vetëdorëzuar në polici. I riu shkoi të vrasë me armë kryeplakun Tajar Veliu, i cili mbeti i plagosur në këmbë për shkak të një të shtëne nga ana e 25 vjeçarit./Express

Te fundit


Kthehu lart