Policia po heton rastin e helmimit të qenëve në Matiqan - Gazeta Express
string(55) "policia-po-heton-rastin-e-helmimit-te-qeneve-ne-matiqan"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 12:50

Policia po heton rastin e helmimit të qenëve në Matiqan

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 12:50

Tre qenë kanë ngordhur në Matiqan, pasi dyshohet se janë helmuar. Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Express, se së bashku me institucionet përkatëse është duke e trajtuar rastin.

“E kemi këtë informacion , në koordinim me institucionet përkatëse jemi duke e trajtuar”, ka thënë për Express, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Lexo Edhe:

Në ndërkohë nga organizata “Të bashkuar për kafshët”, kanë thënë se kanë siguruar prova të mjaftueshme për ngordhjen e qenve. Ata thonë se kanë gjetur tashmë një sallam.

 “Informate per qenushat e helmuar ne Matiqan‼️ POLICIA E KOSOVES se bashku me FORENZIKEN ka dale ne vendin e ngjarjes ku jane helmuar per vdekje qenushat: Tedi, Maja dhe Cuki.? Aktivistat kane siguruar prova te mjaftueshme (sallame qe dyshohet te jete e helmuar) dhe besojme se forenzika do te gjeje permes shenjave te gishtave dorasit shpirt lige! Ne besojme qe Policia e Kosoves do ti vie deri ne fund kesaj vrasjeje te tmerrshme dhe dorasi do te vihet para drejtesise, dhe denohet sipas ligjit ne fuqi”, thuhet në postimin e kësaj organizate./Express/