Policia nuk fal, 1552 gjoba për maskën - Gazeta Express
string(37) "policia-nuk-fal-1552-gjoba-per-masken"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 15:45

Policia nuk fal, 1552 gjoba për maskën

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 15:45

Policia e Shtetit ka gjobitur me 3.000 lekë secili 1552 persona që janë kapur duke lëvizur pa maskë gjatë katër ditëve të fundit.

Po ashtu, njoftohet se me 1 milion lekë është gjobitur një subjekt që nuk respektoi masat anti-Covid. Gjobë kanë marrë edhe 16 qytetarë që u kapën duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Lexo Edhe:

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, ata janë ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë dhe më pas janë lënë të lirë.