Policia njofton se sot do të bëhet shkatërrimi i disa armëve


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 9:05

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të bëjnë shkatërrimin e një sasie të armëve, raporton Gazeta Express.

Përmes një njoftimi për media nga PK-ja, u bë e ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, do të shkatërrohet një sasi të armëve të cilat i kishte konfiskuar gjatë realizimit të detyrave të saj operativo-hetimore.

Sipas policisë, kjo do të bëhet me fillim nga ora 10:00, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë. /Express/

Te fundit


Kthehu lart