Policia njofton se është ndaluar qarkullimi në rrugën Prishtinë-Ferizaj nga rrethi i Marigonës deri te Prishtina Mall, arsye uji - Gazeta Express
string(127) "policia-njofton-se-eshte-ndaluar-qarkullimi-ne-rrugen-prishtine-ferizaj-nga-rrethi-i-marigones-deri-te-prishtina-mall-arsye-uji"

Lajme

Gazeta Express

10/01/2026 9:06

Policia njofton se është ndaluar qarkullimi në rrugën Prishtinë-Ferizaj nga rrethi i Marigonës deri te Prishtina Mall, arsye uji

Lajme

Gazeta Express

10/01/2026 9:06

Shkaku i pranisë së madhe të ujit në rrugë, në një segment të rrugës nacionale Ferizaj–Prishtinë, është ndaluar përkohësisht qarkullimi i automjeteve, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt, në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugës, është marrë vendim që të bllokohet plotësisht qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor për një kohë të caktuar”, thuhet në njoftim.

Qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.

Policia tha se ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik./Express/

*Fotografia në lajm ilustruese

Advertisement
Advertisement
Advertisement