Policia njofton për "luftë kundër kontrabandës nëpër kufij", aksion edhe në veri - Gazeta Express
string(77) "policia-njofton-per-lufte-kunder-kontrabandes-neper-kufij-aksion-edhe-ne-veri"

Policia njofton për “luftë kundër kontrabandës nëpër kufij”, aksion edhe në veri

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 16:50

Policia Kufitare ka njoftuar se po “vazhdon lufta kundër kontarabanimit me mallra nëpër kufijtë e vendit”.

Policia njofton se mbrëmë u ranë në gjurmë disa kontrabanduesve në fshatin Kormjan.

Lexo Edhe:

“Policia Kufitare e Republikës ë Kosovës, mbrëmë më datë 23.05.2022, pas pranimit të informacioneve se në fshatin Kormnjan dyshohet se përmes rrugëve malore ,persona të dyshuar me një traktor janë duke kontrabanduar mall komercial në mënyrë ilegale, menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Në një lokacion në rrugë malore Policia thotë se ka arritur të gjejë një rimorkio të improvizuar për traktor.

“Në rimorkio janë gjetur të ngarkuara pije të ndryshme alkoolike, jo alkoolike, etj., ( shiko fotot 1 dhe 2), përderisa në konsultim me prokurorin janë ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme dhe është iniciuar rasti ”Kontrabandim me mallra””, thuhet n/ njoftim.

Po ashtu, aksioni kundër kontrabandës u zhvillua edhe në veri të vendit.

“Në vazhdën e parandalimit dhe luftimit intensiv të kontrabandës me mallra në një rast tjetër, sot, më 24.05.2022, rreth orës 11:30, njësi policore nga Sektori për Operativë, të Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu”, bazuar në analizën e informacioneve, në vendin e quajtur Srbovac- komuna e Zveqanit, kanë ndaluar automjetin ‘VW Caddy’ me vozitës mashkull, automjet i cili ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme ushqimore të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia ( shiko fotot 3 dhe 4)”, thuhet në njoftimin e PK.

“Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në Terminal Doganor, është njoftuar prokurori kompetent, dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ”Kontrabandim me mallra”, për procedura të mëtejme ligjore”, njofton Policia.