Policia në Gjilan konfiskon 20 motoçikleta, shqipton edhe gjoba për shkelësit e rregullave - Gazeta Express
string(89) "policia-ne-gjilan-konfiskon-20-motocikleta-shqipton-edhe-gjoba-per-shkelesit-e-rregullave"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 12:52

Policia në Gjilan konfiskon 20 motoçikleta, shqipton edhe gjoba për shkelësit e rregullave

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 12:52

Policia e Kosovës në Gjilan ka intensifikuar masat për qetësinë dhe sigurinë në trafik, ku kanë konfiskuar 20 motoçikleta dhe shqiptuar gjoba ngasësve të cilët janë hasur pa leje të vozitjes përkatëse.

Po ashtu PK  ka bërë të ditur se ka shqiptuar shtatë gjoba drejtuesve për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, dhe 3 gjoba ngasësve për drejtim të motoçikletës pa regjistrim të rregullt.

Postimi:

Policia e trafikut në Gjilan intensifikon masat për qetësinë dhe sigurinë në trafik

Gjilan, 13 gusht 2025

Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të zbatimit të planit operativ “Motoçiklisti i rrezikshëm”, plan i cili ka për qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e motoçiklistëve që me sjelljet e tyre rrezikojnë sigurinë në trafik, si dhe me zhurmat e larta, cenojnë qetësinë publike, veçanërisht në orët e natës.

Gjatë fazës së parë të zbatimit të këtij plani, vetëm gjatë kësaj jave, njësitet policore kanë realizuar kontrolle të shtuara në terren, ku si rezultat janë;

• Konfiskuar 20 motoçikletat dhe shqiptuar gjoba ngasësve të cilët janë hasur pa leje të vozitjes përkatëse;

• Shqiptuar 7 gjoba drejtuesve për mos mbajtje të helmetës mbrojtëse;

• Shqiptuar 3 gjoba ngasësve për drejtim të motoçikletës pa regjistrim të rregullt.

Ky plan operativ do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, duke mbuluar zona të ndryshme urbane dhe rurale, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve të ndryshme.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngasjes së motoçikletës në mënyrë të rrezikshme, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një ambient më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.