Në 24 orët e fundit, Policisë së Kosovës i është dashur të intervenojë në disa qytete, pasi bizneset nuk respektuan masat anti–Covid-19.
Kanë dalë për qejf, por duhet t’i nënshtrohen disa rregullave.
Për të hyrë brenda, secili nga qytetarët që e viziton këtë qendër tregtare në Prishtinë, duhet të jetë i pajisur me maskë.
E në hyrje të saj, atyre po u matet edhe temperatura.
Ndërkohë, posa të hyjnë brenda, ata marrin edhe këtë porosi.
Por, për dallim nga ditët tjera, të hënën numri i qytetarëve që dolën në këtë qendër tregtare ishte dukshëm me i vogël.
Kjo u pa edhe në kafenetë e kësaj qendre.Edhe bartja e maskës gjatë qëndrimit këtu, u tha të jetë obligative.
Ndërkohë, sipas përfaqësuesit ligjor të “Albi Mall”, që nga 15 maji, kjo qendër tregtare formoi një komision prej 6 anëtarëve, më qëllim të parandalimit së përhapjes së covid 19.
Ramadani po ashtu thotë që bëhet vazhdimisht dezinfektimi i hapësirave të kësaj qendre.
Por, ngjashëm më Prishtinën, duket se nuk po veprohet edhe në qytetet e tjera.
Madje, organeve të rendit, iu është dashur të intervenojnë në disa vende.
Një nga këto raste, është ky klub natë në Vushtrri, në të cilin, qytetarët shihen pa masa mbrojtëse.
E në mbrëmjën të së dieles, për t`u argëtuar dolën edhe një numër i madh i qytetarëve në këtë lokal në Ferizaj.
E këto nuk janë vendet e vetme, ku është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës, pasi pronarët e bizneset nuk i kanë respektuar masat e vena nga institucionet shëndetësore.
Vetëm në 24 orët e fundit, sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, është dashur të intervenohet në Suharekë, Pejë, Gjakovë, Malishevë dhe Vushtrri.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...