Policia ndalon veturën e 22-vjeçarit në Skenderaj, ia gjejnë mbi 1 mijë euro falso - Gazeta Express
string(81) "policia-ndalon-veturen-e-22-vjecarit-ne-skenderaj-ia-gjejne-mbi-1-mije-euro-falso"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 11:32

Policia ndalon veturën e 22-vjeçarit në Skenderaj, ia gjejnë mbi 1 mijë euro falso

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 11:32

Patrulla policore në Skenderaj, ka  ndaluar  një veturë me targa vendore në të cilën ndodheshin drejtuesi dhe dy pasagjerë.

Si rezultat i veprimeve  të ndërmarra  gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit kanë hasur në një sasi  të parave (kartëmonedhave) në bankënota të ndryshme, në  vlerë 1030 € (njëmijë e tridhjetë euro), të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Lexo Edhe:

“Në cilësi të provave materiale nga ana e krim- teknikës janë evidentuar dhe sekuestruar:

  • 41 (katërdhjetë e një) monedha nga 10 euro
  • 31 (tridhjetë e një) monedha nga 20 euro.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar  i dyshuari A.V., 22 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij  është iniciuar rast për veprën penale  ‘Falsifikim i parasë”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.