Policia me paga 380 euro, pa sigurim shëndetësor - Gazeta Express
string(47) "policia-me-paga-380-euro-pa-sigurim-shendetesor"

Policia me paga 380 euro, pa sigurim shëndetësor

Gazeta Express

29/01/2020 20:05

21 vite pas themelimit të Policisë së Kosovës, policët ende nuk kanë sigurim shëndetësor as jetësor.

Ishte pjesë e njësitit elitar të policisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

I gatshëm për t’i shërbyer vendit, Sami Thaci, kryente punë me rrezikshmëri të lartë e shteti i jepte një pagë të ultë.

Paga bazë e Thacit, që humbi jetën në krye të detyrës në një aksion antidrogë, ishte 380 euro.

Kaq vlenë polici i kosovar i cili për cdo ditë ka jetën në rrezik e që nga themelimi i Policisë së Kosovës i mungon sigurimi shëndetësor e jetësor.

Në Sindikatën e policisë së Kosovës thonë se pos bisedave pozitave, asnjëherë në asnjë qeveri nuk është ndërmarrrë ndonjë hap konkret.

Polici që ndërroi jetë të martën, është i 21 në listën e policëve që kanë ndërruar jetë në krye të detyrës, tash e 21 vite. Në mesin e tyre edhe një grua, Sabahate Tolaj e cila kishte ndërruar jetë më 2003 derisa po kryente detyrën.

Sipas Tashollit kjo shifër është shqetësuese.

Pavarësisht këtyre pengesave, Tasholli thotë se kushtet teknike dhe profesionalizmi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk mungojnë.

Ndryshe, në rastet kur një pjesëtar i Policisë ndërron jetë në krye të detyrës, Ligji parasheh që familja e ngushtë e të njëjtit të marrë 80% të pagës së zyrtarit policor.