Policia me kontrolle të rrepta të veturave në Prishtinë - Gazeta Express
string(55) "policia-me-kontrolle-te-rrepta-te-veturave-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 11:04

Policia me kontrolle të rrepta të veturave në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 11:04

Policia e rajonit të Prishtinës ka dalë në kryeqytet për të kontrolluar ngasësit e automjeteve për bartjen e udhëtarëve

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ky plan operativ ka filluar nga dita e enjte.

Lexo Edhe:

“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti  rajonal i trafikut rrugor që nga data 29 korrik 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të automjeteve për bartjen e udhëtarëve”, thuhet në njoftim.

Është bërë e ditur se ky plan do të ketë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.

“Krahas kontrolleve të përgjithshme për siguri në rrugë, plani për kontrollin e shtuar të automjeteve për bartjen e udhëtarëve, do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaExpress/